BallinaLajmeRusia i vazhdon sulmet, teksa Putini paralajmëron kundër angazhimit të trupave të...

Rusia i vazhdon sulmet, teksa Putini paralajmëron kundër angazhimit të trupave të huaj në Ukrainë

Të ngjajshme

Një e mitur raportohet e zhdukur në Vushtrri, policia nis hetimet

Një rast i zhdukjes së një të miture është...

Zhduket një vajzë e mitur në Stanovc të Vushtrrisë

Një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia dhe...

Mesazh emocionues nga Van Dijk: Me Robertson fituam gjithçka

Kapiteni i Liverpulit, Virgil van Dijk ka shkruar për...

Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj, hapi tjetër – Marsi

Presidenti Donald Trump përgëzoi ekuipazhin e Artemis II për...

Ndeshja Prishtina e Re – Malisheva hap javën e 28-të të Superligës

Sot nis java e 28-të e Superligës së Kosovës...

Rusia e ka goditur sërish Ukrainën me një valë raketash, derisa presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo ushtar të huaj të angazhuar në Ukrainë do ta konsiderojë “shënjestër legjitime”.

Forca ajrore ukrainase ka thënë se shteti është goditur me 91 dronë rusë. Nuk është raportuar për viktima, por hetime janë duke u kryer.

Qëndrimi i ashpër i Putinit ka ardhur pasi aleatët perëndimorë të Kievit janë mbledhur për të arritur pajtueshmëri rreth një force që garanton sigurinë e Ukrainës.

“Nëse shfaqet ndonjë ushtar aty, sidomos tani që luftimet janë duke vazhduar, ne do t’i konsiderojmë shënjestra legjitime”, ka thënë Putin në një forum ekonomik që është mbajtur më 5 shtator në Vlladivostok.

Paralajmërimi i Putinit shpërfaq qëndrimin e tij të palëkundur, prandaj janë bllokuar përpjekjet për të negociuar një marrëveshje për paqe në Ukrainë, prej një samiti të mbajtur mes presidentit rus dhe atij amerikan, Donald Trump në Alaskë.

Komentet e Putinit kanë ardhur vetëm një ditë pas takimit të të ashtuquajturit “Koalicion i Vullnetit”, i cili është zotuar për një “forcë sigurie” për Ukrainën, dhe pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar se do të vazhdojë të hakmerret ndaj sulmeve ruse në objektet e energjisë, pavarësisht kritikave të Sllovakisë dhe Hungarisë – të dyja blerëse të naftës ruse.

Në Vlladivostik të Rusisë, Putini e ka nënvlerësuar rëndësinë e një takimi me Zelenskyn, mirëpo ka sugjeruar se mund ta takojë atë vetëm në një vend.

“Vendi më i mirë është kryeqyteti rus, qyteti i heronjve, Moska”, ka thënë Putin.

Zelensky dhe zyrtarë tjerë perëndimorë e kanë përshkruar këtë propozim si joserioz.

“Ai mund të vijë në Kiev”, ka thënë Zelensky në një intervistë për transmetuesin ABC News.

“Nuk mund të shkoj në Moskë kur shteti im po sulmohet me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Putini e kupton këtë”, ka thënë Zelensky.

Këto deklarata janë bërë pas disa takimeve të nivelit të lartë në Kinë, më herët gjatë javës, të cilat ia kanë bërë të qartë liderit rus se nuk është i izoluar në skenën botërore, pavarësisht shkëputjes së lidhjeve me Perëndimin, pas nisjes së luftës në Ukrainë më 2022.

Presidenti amerikan është shprehur disa herë shumë i zhgënjyer me Putinin, teksa tenton të ndërmjetësojë përfundimin e luftës.

Ai ka vendosur disa herë ultimatume, dhe ka kërcënuar me vendosje të sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një pakt për paqe.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Putini e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz