back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeUran Ismaili prezanton planin për rrugë më të sigurta në Prishtinë dhe...

Uran Ismaili prezanton planin për rrugë më të sigurta në Prishtinë dhe për 200 oficerë të sigurisë në shkolla e lagje

Të ngjajshme

Rusët vrasin nënën 32-vjeçare ukrainase dhe djalin e saj tre muajsh në Kiev

Viktoria Grebeniuk, 32-vjeç dhe djali i saj tre muajsh...

Detaje nga ndarja e bujshme e Katy Perry

Orlando Bloom ka zgjedhur të flasë për herë të...

Alma Bektashi në lidhje dashurie

Kohë më parë, këngëtarja e njohur Alma Bektashi u përfol gjerësisht...

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar njërën nga pesë zgjidhjet e tij kryesore për problemet e kryeqytetin: Rrugë më të sigurta, 24/7.

Plani përfshin ndriçim shtesë në mbi 1,000 rrugë, instalimin e 14,000 llambave inteligjente LED, si dhe trajtim human për 5,000 qen endacakë. Një pjesë tjetër e rëndësishme është ndërtimi i 450 kilometrave trotuare të reja, riparimi dhe zgjerimi i trotuareve në të paktën 100 rrugë, si dhe angazhimi i 200 oficerëve të sigurisë në çdo shkollë.

“Një kryeqytet në errësirë nuk i shërben askujt. Do ta kthejmë sigurinë në qytet 24/7 me 1,000 rrugë shtesë me ndriçim, 450 km trotuare të reja, 5,000 qen endacakë të trajtuar në mënyrë humane dhe 200 oficerë të trajnuar të sigurisë nëpër shkolla,” ka shkruar Ismaili në postim.

Ky zotim është pjesë e platformës “Koha për Prishtinën”, e cila synon të sjellë ndryshime konkrete dhe të prekshme për qytetarët e kryeqytetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz