back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaShowBizFunerali i Giorgio Armanit, qindra qytetarë presin radhën për t’i dhënë lamtumirën...

Funerali i Giorgio Armanit, qindra qytetarë presin radhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së modës

Të ngjajshme

Këto janë kombëtaret që tashmë janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026

Procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 është...

Zelensky refuzon ftesën e Putinit: Mund të vijë në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar sugjerimin e presidentit...

Alcaraz – Sinner, finalja e madhe e US Open

Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner do të përballen të...

Kapela mortore e Giorgio Armani-t, mjeshtrit të padiskutueshëm të stilit italian, është hapur që në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm në Teatrin Armani, në Via Bergognone 59, Milano. Por që nga ora 7:00, qindra qytetarë kishin mbërritur për të qëndruar në radhë e për t’i bërë nderimet e fundit ikonës së modës.

Kapela do të jetë e hapur për vizitorët gjatë gjithë ditës së sotme dhe nesër, të dielën më 7 shtator, deri në orën 18:00.

Atmosfera në Via Bergognone është mbushur me admirues, turistë dhe qytetarë, që kanë ardhur për të nderuar “Mbretin George”.

Dy radhë janë krijuar për hyrje: njëra e rezervuar për punonjësit e Giorgio Armani-t, dhe tjetra për publikun e gjerë.

Ndër figurat e para që kanë bërë homazhet sot janë kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, presidenti i Stellantis, John Elkann së bashku me bashkëshorten Lavinia, presidenti i Federatës Italiane të Basketbollit, Gianni Petrucci, si dhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina.

Milano, por edhe bota, i thonë sot lamtumirën e fundit një prej ikonave më të mëdha të modës botërore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz