back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaBotëLufta në Ukrainë dhe konflikti në Gaza, Merz: Europa nuk po luan...

Lufta në Ukrainë dhe konflikti në Gaza, Merz: Europa nuk po luan rolin e duhur në botë

Të ngjajshme

Amir Rrahmani rikthehet në Napoli, e humb ndeshjen ndaj Suedisë dhe Manchester Cityt

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të...

Barcelona pret miratimin e UEFA-s për ndeshjen historike në SHBA

Barcelona do të marrë një përgjigje nga UEFA lidhur...

Vrasja në Podujevë: Viktima është nga fshati Gllamnik

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Llapashticë...

Mbyllet pjesa e parë mes Serbisë dhe Finlandës, këto janë statistikat e Maxhunit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjes mes Serbisë...

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur shqetësimin se Evropa nuk po luan rolin që dëshiron në skenën botërore  dhe se duhet të marrë përsipër për të mbrojtur siç duhet interesat e saj.

“Ajo që më shqetëson, dhe duhet ta pranoj se më rëndon, është fakti që ne evropianët aktualisht nuk po marrim rolin që duam në botë dhe që duhet të luajmë për të mbrojtur siç duhet interesat tona”, tha sot  Merz sipas një interviste për “CDU.TV”, kanali zyrtar mediatik i partisë së tij Bashkimi Kristian Demokrat

Merz përmendi luftën në Ukrainë si shembull. “Aktualisht ne nuk jemi në gjendje të ushtrojmë presion të mjaftueshëm mbi presidentin rus Vladimir Putinin për ta përfunduar këtë luftë,” tha ai. “Ne jemi të varur nga ndihma amerikane”.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se vende si Kina, India dhe Brazili po krijojnë partneritete të reja me Rusinë.

Megjithë shqetësimet e tij, Merz mirëpriti shenjat e unitetit të rinovuar evropian. “Kjo varet në masë të madhe nga angazhimi i qeverisë gjermane dhe, në këtë rast, shumë nga angazhimi i kancelarit gjerman,” tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz