back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaSportRrahmani: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona, humbëm gjithmonë topin e dytë

Rrahmani: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona, humbëm gjithmonë topin e dytë

Të ngjajshme

Ferizaj: Policia ndalon tri automjete që transportonin dru ilegalisht

Policia Rajonale e Ferizajt ka realizuar një aksion në...

Ndalohen tri automjete që po transportonin dru në mënyrë ilegale në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndaluar tri automjete që...

Trump paralajmëron Venezuelën: Nëse rrezikojnë anijet amerikane, avionët e tyre do të rrëzohen

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se, nëse avionët...

Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës me “topin e dytë” i kushtuan me humbjen 4:0 sonte nga Zvicra në kualifikimet për Kupën e Botës.

“Realisht, Zvicra i shfrytëzoi rastet që i pati pas gabimeve tona”, tha Rrahmani për Klan Kosovën.

“Të gjitha rastet ndodhën në pjesën e parë. Që nga minuta e parë nuk arritëm ta fitonim topin e dytë, gjithmonë e fitonin ata. Prej aty nisnin aksionet e tyre, dhe ne u tërhoqëm shumë prapa. Nuk ishim të kujdesshëm”.

“Të gjitha rastet ishin pothuajse të njëjta: topi i dytë i humbur.”

Rrahmani po ashtu foli për lëndimin e tij dhe për ndeshjen e radhës ndaj Suedisë pas pak ditësh.

“Nesër do të bëjmë rezonancën për të parë se çfarë është”, tha Rrahmani.

“Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje, t’i marrim nga ajo vetëm gabimet që kemi bërë dhe t’i përmirësojmë, duke u përgatitur për ndeshjen kundër Suedisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz