Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku kanë qenë të përfshira dy makina.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti, ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.
‘‘Rreth orës 13:30 ne rrugën Nacionale Prishtinë -Ferizaj në udhëkryqin Konjuh-Livagjë, ka ndodhur nje aksident trafiku në mes të dy automjeteve.
Si pasojë e aksidentit një përson është lënduar.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka njoftuar policia.