back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeVV e quan “diktat” vendimin e Kushtetueses për pezullimin e Kuvendit: Lista...

VV e quan “diktat” vendimin e Kushtetueses për pezullimin e Kuvendit: Lista Serbe s’ka të drejtë vetojë

Të ngjajshme

Rritet shkalla e papunësisë në SHBA

Shkalla e papunësisë në SHBA u rrit në 4.3%...

​Kamberi dorëzon kërkesë për ta paisur Preshevën me targat e veta të regjistrimit

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip...

Lëndohet Amir Rrahmani!

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim...

Arrestohen tre të rinj në Ferizaj, vodhen produkte ushqimore

Sot rreth orës 11:00, policia e Ferizajt ka pranuar...

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar punën e Kuvendit për 25 ditë, në kuadër të shqyrtimit të ankesës së Listës Serbe.

Në reagimin e saj, VV ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim të plotë me funksionalizimin e një institucioni kyç të shtetit, siç është Kuvendi i Kosovës, raporton lajmi.net

“Gjykata Kushtetuese që në krye të herës ka mbajtur anë duke marrë këtë vendim sot. Ndalimi i punës së 120 deputetëve është në kundërshtim të plotë me funksionalizimin e Kuvendit. Ky diktat i Gjykatës Kushtetuese, pse Lista Serbe nuk mori votat e mjaftueshme për të pasur një Nënkryetar, po çon në 112 ditë pritje të vendimeve të kësaj Gjykate”, thuhet në reagim.

VV vlerëson se në tekstin 15-faqësh të Gjykatës është marrë si bazë pretendimi i Listës Serbe se ka ekskluzivitet në propozimin dhe zgjedhjen e një nënkryetari të Kuvendit, gjë që sipas tyre nuk është e përcaktuar as në Kushtetutë dhe as në frymën e organizimit të shtetit të Kosovës.

“Kjo parti, dhe asnjë parti që ka vende të rezervuara në Kuvend, nuk duhet dhe nuk e ka të drejtën e vetos për konstituimin e Kuvendit të Kosovës”, thekson VV.

Postimi i plotë i VV-së:

Gjykata Kushtetuese pezulloi Kuvendin për 25 ditë për ankesën e Listës Serbe
Sot Gjykata Kushtetuese mori vendim për masë të përkohshme lidhur me ankesën e Listës Serbe.
Çdokush do të pyeste me të drejtë pse u pa e nevojshme kjo masë e pse i nevojitet Gjykatës Kushtetuese 25 ditë pezullim i punës së Kuvendit pas një kërkesë të Listës Serbe?
Gjykata Kushtetuese që në krye të herës ka mbajtur anë duke marrë këtë vendim sot. Ndalimi i punës së 120 deputetëve është në kundërshtim të plotë me funksionalizimin e një nga institucioneve më të rëndësishme të shtetit siç është Kuvendi.
Ky diktat i Gjykatës Kushtetuese që ka vendosur Kuvendin në pauzë pse Lista Serbe nuk mori votat e mjaftueshme për të pasur një Nënkryetar, po i çon në 112 ditët e pritjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, prej 15 prillit kur dhe filloi procesi i konstituimit të Kuvendit.
Në tekstin prej 15 faqesh që Gjykata ka përgatitur për të përmbledhur faktet dhe arsyetimin e masës është paraqitur disa herë vlerësimi i ankuesve se atyre u takon ekskluziviteti i propozimit dhe zgjedhjes së Nënkryetarit. Kjo nuk është thënë as në Kushtetutë, kjo nuk është as fryma e organizimit të shtetit të Kosovës. Çdo interpretim e aktgjykim që do të shkonte në këtë drejtim do të ngurtësonte të drejtën e vetos në konstituimin e Kuvendit nga Lista Serbe. Kjo parti, dhe asnjë parti që ka vende të rezervuara në Kuvend nuk duhet dhe nuk e ka të drejtën e vetos për konstituimin e Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz