back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeProtesta në Hagë/ PDK në Gjermani organizon transport falas

Protesta në Hagë/ PDK në Gjermani organizon transport falas

Të ngjajshme

Partia Demokratike e Kosovës, dega Baden-Württemberg, ka njoftuar se më 14 shtator 2025 do të zhvillohet një protestë e madhe në Hagë, me pjesëmarrjen e mërgatës shqiptare, për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po u bëhen krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këshilli organizativ për Stuttgart dhe rrethinë, ku bëjnë pjesë nëndegët e PDK-së në Ludwigsburg, Sindelfingen, Tübingen-Reutlingen, Schwäbisch Gmünd si dhe Shoqata e gruas, ka bërë të ditur se për të mundësuar pjesëmarrjen e mërgatës do të organizohet transport me autobusë.

Sipas njoftimit, udhëtimi për protestuesit do të jetë falas, ndërsa rezervimi paraprak është i detyrueshëm.

Organizatorët u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që të marrin pjesë masivisht dhe në mënyrë të dinjitozë në këtë protestë, duke theksuar moton: “Liria ka emër – UÇK.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz