back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVendimi i Kushtetuses, reagon Abdixhiku

Vendimi i Kushtetuses, reagon Abdixhiku

Të ngjajshme

Banda e Radoiçiqit terrorizoi stadiumin në ndeshjen me Anglinë, shumica të kërkuar për Banjskën

Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit Milan Radoiçiq janë...

Çfarë ndodhi në Poloni?

– Gjatë natës, një “numër i madh” dronësh rusë...

Dronët rus në Poloni/ Vjen reagim i ashpër nga kryeministri polak

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi sot se NATO...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka aprovuar kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të kuvendit nga komuniteti serb.

Lidhur me këtë ka reaguar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai është shprehur se kështu ndodh kur shkatërruesit e shtetit, shkelësit e 48 herë Kushtetutës rresht, për synim nuk kanë atdheun, por kauzën elektorale për një votë a dy.

Postimi i plotë:

Masë tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton.

Ja ku na ka sjell popullizmi.

Një shtet i tërë i bllokuar, për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës.

Edhe 30 ditë të tjera të humbura – minimalisht. Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin. Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?!

U thamë. Nuk dëgjuan.

U treguam. Nuk panë.

Kështu ndodhë kur shkatërruesit e shtetit, shkelësit e 48 herë Kushtetutës rresht, për synim nuk kanë atdheun, por kauzën elektorale për një votë a dy. Në mungesë të ideve, në mungesë të projekteve, në përballje me afera korruptive që bërtasin gjithandej hajni, vreri i tradhëtarëve e patriotëve në moçalin e madh të pështymave bëhet krejt i lehtë. Gojën plot Serbi – është lehtë. Punë për Kosovën është vështirë për ata që veç karrigën kanë synim.

LDK-ja është e saktë sepse e kupton shtetin. Që nga shkurti e deri sot, çdo pozicion i ynë politik kishte kuptim shtetar e kushtetues. Përballja me popullizmin nuk është e lehtë, por mbetet e paalternativë. Besimi ynë në republikë e demokraci do të na udhëheqë.

Koha e shkatërruesve të shtetit duhet të mbarojë.

Koha e shkatërruesve të shtetit po mbaron./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz