back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeHamiti: Qeveria e Vetëvendosjes po sundon kundërligjshëm si Qeveri e Kosovës

Hamiti: Qeveria e Vetëvendosjes po sundon kundërligjshëm si Qeveri e Kosovës

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, tha se Qeveria në detyrë e VV-së po sundon kundërligjshëm si Qeveri e Kosovës.

Ndër të tjera, Hamiti tha se kjo qeveri po i ndëshkon komunat që nuk qeverisen nga partia e Albin Kurtit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti përmendi edhe sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe Albin Kurtit.

“Qeveria e Vetëvendosjes po sundon kundërligjshëm si Qeveri e Kosovës. Kjo Qeveri e Albin Kurtit i ndëshkon qytetarët e kryeqytetit, Prishtinës, dhe të komunave të tjera ku nuk qeveris VV-ja. Domethanë në shumicën dërmuese të komunave të Kosovës”, shkroi ai.

“Për fajin e politikave të mbrapshta të Qeverisë së Vetëvendosjes, Kosova është nën sanksione ekonomike të BE-së prej qershorit të vitit 2023. Prej muajit të kaluar BE-ja nuk do takon në mjedise të Qeverisë deputetët e VV-së (Albin Kurti & Company) që qëndrojnë kundërligjshëm, me shkelje kushtetuese, në zyrat qeveritare që s’u takojnë më. Kështu do të jetë deri në formimin e një Qeverie me mandat kushtetues”, ka shkroi ai, duke kërkuar nga qytetarët që këtë logjikë qeverisëse ta ndeshkojnë në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Qytetarët e Kosovës do ta kenë mundësinë ta ndëshkojnë me votë demokratike VV-në jodemokratike në zgjedhjet komunale të 12 tetorit. Së shpejti edhe në nivel vendi. VV-ja e Albin Kurtit nuk e ka festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Po e dëshmon edhe sot se e do pushtetin, por jo shtetin e Kosovës”, shkroi në fund anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz