back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeKlinë: Qytetari dorëzon në polici kuletën e gjetur me 1870 euro në...

Klinë: Qytetari dorëzon në polici kuletën e gjetur me 1870 euro në të

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Një qytetar nga Klina e ka dorëzuar në polici çantën e gjetur ku kishte një kuletë me 1 mijë e 870 euro në të.

Policia njoftoi se ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta.

E njëjta është ftuar në stacion de i është kthyer kuleta bashkë me të hollat.

Njoftimi i plotë:

Me datë 04.09.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari Ilir Tunaj i cili nё parkingun e njё marketi nё Klinё, e kishte gjetur njё qantё nё tё cilën kishte njё kuletё, dhe nё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e tetëqind e shtatëdhjetë (1870) euro.

Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.

Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz