Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë për afër një vit, ka bërë një postim emocionues në mbështetje të babait të tij dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Fadil Fazliu mbahet në paraburgim në Hagë, në kuadër të aktakuzës së dytë të ngritur ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, për dyshimin e pengimit të drejtësisë, transmeton lajmi.net.
Edhe pse i ndarë nga familja dhe atdheu, Fadil Fazliu vazhdon të qëndrojë i palëkundur dhe krenar për sakrificat e tij në rrugën e lirisë.
Në postimin e tij, Fahri Fazliu shkruan: “Një jetë përpjekje e sakrificë për liri, babloki jonë, Fadil Fazliu, po vazhdon këtë rrugë i palekundur e krenar edhe sot në burgun e Hagës. Liri dhe drejtësi për gjithë Çlirimtarët!”
Ky mesazh vjen si një apel për drejtësi dhe respekt për gjithë ata që kanë dhënë jetën dhe sakrificat e tyre për lirinë e Kosovës./lajmi.net/