back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeAktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të 12 kg narkotikë në Prizren

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të 12 kg narkotikë në Prizren

Të ngjajshme

Aksident trafiku mes dy vetura në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë...

Starmer emëron Sekretaren e Jashtme të Britanisë, kush është Yvette Cooper?

Ish-Sekretarja e Shtetit e Mbretërisë së Bashkuar për Departamentin...

​Rama: Objektivi i mandatit të katërt të mbyllim negociatat me BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh sot se...

VV e quan “diktat” vendimin e Kushtetueses për pezullimin e Kuvendit: Lista Serbe s’ka të drejtë vetojë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese...

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, N.I., E.M., dhe H.H., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga marsi 2025, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.I. fillimisht ka shitur 972 gram marihuanë në afërsi të fshatit Landovicë për 2,400 euro, ndërsa më pas, më 7 mars, në bashkëpunim me E.M. dhe H.H., kanë shitur 10,510 gram marihuanë me vlerë 25,000 euro, duke u arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës. Pas bastisjeve, policia ka sekuestruar edhe 1,218 gram marihuanë, dy peshore, 3,965 euro, dy vetura (“Audi” dhe VW “Bora”), si dhe një pistoletë 7.62 mm M57 me fishekë dhe pajisje pastrimi.

Prokuroria ka propozuar konfiskimin e mjeteve dhe sendeve të përdorura për kryerjen e veprës penale dhe kërkon që të pandehurit, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz