back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmePentagoni: Avionë të Venezuelës e provokuan një anije amerikane

Pentagoni: Avionë të Venezuelës e provokuan një anije amerikane

Të ngjajshme

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Modernizim dhe efikasitet më i lartë: FSK pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt...

Pentagoni tha se dy avionë të ushtrisë së Venezuelës fluturuan afër një anijeje të Marinës të Shteteve të Bashkuara, që po lundronte në ujëra ndërkombëtare më 4 shtator, “në një lëvizje jashtëzakonisht provokuese”.

Ky njoftim shënon një përshkallëzim të ri në tensionet që janë rritur lidhur me dislokimin e anijeve nga Uashingtoni në Karaibe.

“E këshillojmë fuqishëm kartelin që udhëheq Venezuelën, të mos ndërmarrë asnjë përpjekje tjetër për të penguar ose ndërhyrë në operacionet kundër narkotikëve dhe kundër terrorizmit të kryera nga ushtria amerikane”, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një postimi në X.

Uashingtoni ka dislokuar luftanije në jug të Karaibeve, teksa tensionet janë rritur mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin SHBA-ja e akuzon se udhëheq një kartel të drogës.

Të martën, forcat amerikane sulmuan një varkë, që dyshohej se po transportonte drogë në Karaibe. Sipas Trumpit, varka i përkiste Tren de Aragua, një organizatë që SHBA-ja e ka futur në listën e organizatave terroriste dhe që presidenti amerikan e lidh me Maduron. Si pasojë e këtij sulmi, Trump tha se u vranë 11 persona.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizite në Amerikën Latine, e mbrojti qasje amerikane.

“Tani, ata do të na ndihmojnë që t’i gjejmë këta njerëz dhe ne do t’i sulmojmë ata, nëse kjo është mënyra e vetme”, tha Rubio gjatë qëndrimit në Kuito të Ekuadorit më 4 shtator.

Ndërkaq, më 3 shtator gjatë vizitës në Meksikë, kryediplomati amerikan tha:

“Këto kartele e dinë që do të humbin dy për qind të mallrave të tyre… Ajo çfarë do t’i ndalë ata është nëse i sulmojmë, nëse i shkatërrojmë”.

Në Meksikë, Rubio theksoi se Trump i ka shpallur grupet venezuelase Tren de Aragua dhe Cartel de los Soles si “organizata narkoterroriste”.

“Nëse ndodhesh në një anije plot kokainë ose fentanil, që është nisur drejt SHBA-së, ju jeni kërcënim i drejtpërdrejt për SHBA-në”, tha ai.

Pas sulmit të SHBA-së ndaj varkës, Maduro është përgjigjur duke mobilizuar ushtrinë e Venezuelës, e cila numëron rreth 340.000 ushtarë, si dhe rezervistët, të cilët ai pretendon se tejkalojnë shifrën prej 8 milionë, duke denoncuar atë që e ka quajtur “kërcënimin më të madh që kontinenti ynë ka parë në 100 vitet e fundit”.

“Nëse Venezuela do të sulmohej, menjëherë do të hynte në një periudhë të luftës së armatosur”, i tha Maduro gazetarëve të huaj./REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz