back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajme“Na mësoi se gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë...

“Na mësoi se gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën” – Begaj kujton Nënë Terezën: Pjesë e shpirtit tonë kombëtar

Të ngjajshme

Vizita e Dodikut në Budapest, Bosnja i dërgon notë proteste Hungarisë

Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës i ka...

Kush janë favoritët për ta fituar Topin e Artë 2025?

Topi i Artë është çmimi më i madh individual...

Kosova luan me fanellat e bardha kundër Zvicrës

Përfaqqësuesja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Zvicrës, e...

Ndahet nga jeta Dukesha e Kentit

Katharine, Dukesha e Kentit, është ndarë nga jeta dje. Lajmin...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi sot Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj.

Presidenti Begaj vlerëson veprën e shenjtores shqiptare dhe fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njeri- tjetrit.

“Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë”, shkroi ndër të tjera Presidenti i Republikës.

“Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë. Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve. Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë”, shkroi Presidenti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz