back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeLushi: Specialja është test për Kosovën, shteti ka dështuar pasi nuk reagoi...

Lushi: Specialja është test për Kosovën, shteti ka dështuar pasi nuk reagoi për Thaçin

Të ngjajshme

Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje të Vushtrrisë

Për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri...

Orlando Bloom thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Katy Perry

Orlando Bloom dhe Katy Perry kanë qenë një nga...

Mbrojtësi i Liverpulit thotë se Mbappe po i bën presion për tu bashkuar me Real Madridin

Ibrahima Konate, mbrojtësi i Liverpool-it, ka bërë një deklaratë...

Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale

Partia “Guxo” ka prezantuar sot kandidatët e saj për...

Aktivisti kosovar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka thënë se është i tmerrshëm maltretimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nga John Devaney, sa ishte roje e burgut, i njëjti tani, prokuror në Gjykatën Speciale.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka treguar edhe një përvojë të tijën kur kishte shkuar për vizitë në Hagë, për të takuar Kadri Veselin, ish-kryetarin e Kuvendit, i cili i kishte thënë, sipas tij, se ishte një roje burgu shumë i keq, dhe se Lushi kishte fat që ai atë ditë nuk ishte.

Lushi tha se nuk e di nëse është John Devaney, ky person për të cilin kishte folur Veseli.

”Mandej vazhduam bisedën, vazhduam takimin, rojet ishin natyrisht të armatosur, që do të thotë në rast të kërcinimit ata do të mund të përdorin edhe armët dhe të vrasin njerëzit që janë të paraburgosur aty. Mandej ka mesdita, hyri edhe presidenti Thaçi, ishte shumë i nervozuar dhe më tregoi se një person nga drejtoria e burgut, kishte tentuar ta ndalonte takimin që ai kishte kërkuar ta kishte me mua”, tha Lushi.

I njëjti shtoi se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për të katërshen që janë në duke u gjykuar në Hagë, pra Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Gjykata Speciale është test për shtetin e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themeli i shtetit të Kosovës, dhe nëse njerëzit targetohen dhe atakohen për shkak se kanë themeluar shtetin e Kosovës dhe nuk ka reagim, shteti ka dështuar. Për arsye se shteti në fund të fundit është organizim i një bashkësie, ku njerëzit e asaj bashkësie marrin të drejtën për të gëzuar atë organizim, por edhe obligimin për të mbrojtur njëri-tjetrin”, tha Lushi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz