back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeKryeziu për Listën Serbe: 61 vota duhet t’i meritojë së paku duke...

Kryeziu për Listën Serbe: 61 vota duhet t’i meritojë së paku duke e respektuar Republikën e Kosovës

Të ngjajshme

Konjufca ia lë fajin opozitës dhe Kushtetueses: Krizat institucionale nuk vijnë nga qielli

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë mbledhjes së...

22-vjeçarja me origjinë kosovare shpallet Miss Finlanda 2025

Mbrëmë në Espoo u mbajt spektakli i bukurisë “Miss...

Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 70 vjeçarit të zhdukur nga Klina

Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka njoftuar se...

Shkatërrohen 12,597 bimë kanabis në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga...

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas shpërndarjes së informacionit se për lidhur me ankesën e Listës Serbe ndaj Gjykatës Kushtetuese është vendosur një masë e përkohshme deri më 30 shtator.

Sipas Kryeziut, kushdo që e ka nxjerrë këtë informacion me qëllim dezinformues “nuk ia do të mirën këtij vendi”, transmeton lajmi.net.

Ai sqaroi se masa e përkohshme ka dy funksione:

  • Një funksion përmbajtësor, për të mbrojtur rendin kushtetues nga veprime që mund të kenë pasoja serioze juridike.

  • Një funksion administrativ, për t’i qetësuar palët e përfshira në procedurë.

Kryeziu shtoi me kritika serioze:

“Në situatën që jemi, nuk ka as rrezik të përmbysjes së rendit kushtetues dhe as palë që duhet qetësuar. Masa e përkohshme jo vetëm që është e panevojshme, por, meqenëse e prolongon bllokadën, është akt kundër interesit shtetëror dhe kombëtar.”

Ai theksoi se, me konstituimin e Kryesisë—përfshirë kryetarin e Kuvendit dhe katër nënkryetarët— ka kuorum për funksionim, dhe nëse procedura përsëritet, zgjedhja e përfaqësuesit serb mund të bëhet edhe gjatë kësaj periudhe, nëse kandidati merr 61 vota. Në këtë kontekst, Kryeziu tha:

“Nënkryetari i Kuvendit gëzon privilegje të caktuara dhe ne nuk kemi asnjë obligim që t’i japim privilegje dikujt që nuk e respekton Republikën e Kosovës.”

Kryeziu përfundoi se sekuestrat e mandateve janë të pamundura, por privilegje shtesë nuk duhet t’u jepen pa merita shtetërore dhe respekt ndaj Republikës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz