back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaSportPërfundon nata e ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2026” – Sllovakia trondit Gjermaninë,...

Përfundon nata e ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2026” – Sllovakia trondit Gjermaninë, Spanja dhe Belgjika bindin me fitore të thella

Të ngjajshme

Vetëvendosje mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Sot, më 7 shtator, me fillim nga ora 11:00,...

Ronaldo e kalon Messin me gola në kualifikueset e Botërorit

Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë vendimtar edhe si...

Pas fitores ndaj Kosovës, Xhaka shkon në përkrahje të ekipit shqiptar

FC Dardania Basel ka shënuar një fitore të madhe...

Azemi: Paga minimale s’mjafton për jetesë, 400 punëtorë të UP paguhen nën minimum

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat...

Dembele flet për kohën e tij te Barcelona: Jam i lumtur për gjithçka që ndodhi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, ka folur hapur...

Janë zhvilluar mbrëmë disa ndeshje interesante në kuadër të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026, me rezultate surprizë dhe performanca mbresëlënëse nga disa prej skuadrave.

Befasia më e madhe e mbrëmjes erdhi nga Sllovakia, e cila mposhti Gjermaninë me rezultatin 2-0, falë golave të David Hancko dhe David Strelec. Gjermanët e nisën keq fushatën kualifikuese, duke pësuar humbje në ndeshjen e parë të Grupit A, transmeton lajmi.net.

Në një tjetër duel të fortë, Holanda nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Polonisë në shtëpi. Golin e vendasve e realizoi Denzel Dumfries, ndërsa Matty Cash i dhuroi një pikë të vlefshme polakëve.

Spanja tregoi klasë në transfertën ndaj Bullgarisë, duke fituar bindshëm me rezultat 0-3. Golat për “La Roja” u shënuan nga Mikel Oyarzabal, Marc Cucurella dhe Mikel Merino.

Ndërkohë, Belgjika zhvilloi një ndeshje spektakolare kundër Litenshtajnit, duke triumfuar me rezultat të thellë 0-6.

Rezultatet e plota të mbrëmjes:

Grupi A

  • Luksemburg 1-3 Irlanda e Veriut

  • Sllovaki 2-0 Gjermani

Grupi E

  • Gjeorgji 2-3 Turqi

  • Bullgari 0-3 Spanjë

Grupi F

  • Lituani 1-1 Maltë

  • Holandë 1-1 Poloni

Grupi J

  • Kazakistan 0-1 Uells

  • Litenshtajn 0-6 Belgjikë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz