back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeA do të rriten taksat për të pasurit në Gjermani?

A do të rriten taksat për të pasurit në Gjermani?

Të ngjajshme

Konjufca ia lë fajin opozitës dhe Kushtetueses: Krizat institucionale nuk vijnë nga qielli

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë mbledhjes së...

22-vjeçarja me origjinë kosovare shpallet Miss Finlanda 2025

Mbrëmë në Espoo u mbajt spektakli i bukurisë “Miss...

Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 70 vjeçarit të zhdukur nga Klina

Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka njoftuar se...

Shkatërrohen 12,597 bimë kanabis në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga...

Ministri i Financave, Lars Klingbeil nuk e ka përjashtuar një rritje të taksimit për individët me të ardhura të larta, një ide që kundërshtohet fuqimisht nga kristiandemokratët.

Partitë e koalicionit në Gjermani po zhvillojnë një debat të brendshëm, në lidhje me mënyrat e financimit të deficitit buxhetor, që llogaritet në rreth 30 miliardë euro. Për këtë arsye, Ministri i Financave, Lars Klingbeil nuk e ka përjashtuar një rritje të taksimit për individët me të ardhura të larta, një ide që kundërshtohet fuqimisht nga kristiandemokratët.

Klingbeil, i cili është edhe kreu i SPD-së, ka deklaruar se të gjithë duhet të japin kontributin e tyre, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Sipas tij, parashikimi për rritjen e deficitit buxhetor në vitin 2027 vjen për shkak të politikave sociale, si “pensioni i nënave” dhe kompensimet për komunat, si pjesë e projektit “stimulimi i rritjes”. Lideri i SPD-së paralajmëroi se shkurtimet në mbështetjen sociale nuk duhet të jenë objektivi kryesor. “Ka disa që mendojnë se të gjitha paratë mund të kursehen në pensione, kujdes shëndetësor, kujdestari për personat me aftësi ndryshe”, tha ministri i Financave. Ai shtoi se, lajmi i mirë është që debati për buxhetin e vitit 2027 po fillon tani dhe ka shumë kohë në dispozicion për të arritur një marrëveshje.

Ndërkohë, edhe kancelari Friedrich Merz e ka hedhur poshtë idenë e rritjes së taksave. “CDU/CSU dhe SPD ranë dakord në marrëveshjen e koalicionit që taksat nuk do të rriteshin”, tha Merz, në një intervistë të dhënë në verë për ZDF.

Kjo çështje u diskutua gjerësisht edhe gjatë negociatave për krijimin e qeverisë. Në atë kohë, kreu i CSU-së, Markus Soder dhe kreu i CDU-së, Friedrich Merz ia bënë të qartë Ministrit aktual të Financave, Klingbeil se nuk do ta nënshkruanin marrëveshjen nëse SPD-ja këmbëngulte në rritjen e taksave.

Kreu i CSU, Soder mbështet një reformë të ndihmave sociale, që nënkupton kritere më të rrepta për ata që refuzojnë punën ose marrin para nga shteti për strehim dhe shërbime. Ky qëndrim mbështetet edhe nga kancelari Friedrich Merz.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz