back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeÇollaku: Kurti përdori bllokadën parlamentare për ta shpëtuar lëkurën e fytyrën e...

Çollaku: Kurti përdori bllokadën parlamentare për ta shpëtuar lëkurën e fytyrën e tij

Të ngjajshme

Pas fitores ndaj Kosovës, Xhaka shkon në përkrahje të ekipit shqiptar

FC Dardania Basel ka shënuar një fitore të madhe...

Azemi: Paga minimale s’mjafton për jetesë, 400 punëtorë të UP paguhen nën minimum

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat...

Dembele flet për kohën e tij te Barcelona: Jam i lumtur për gjithçka që ndodhi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, ka folur hapur...

Rusia sulmon për herë të parë selinë e qeverisë së Ukrainës

Ndërtesa kryesore qeveritare e Kievit është dëmtuar si pasojë...

Maloku: Bllokada politike ka izoluar Kosovën, mbi 1 miliard euro fonde të BE-së në rrezik

Politologu Albinot Maloku ka paralajmëruar se bllokada politike pas...

Opinionisti Bekim Çollaku thekson se kaosi politik në Kosovë po vazhdon, me Albin Kurtin që përdor bllokadën parlamentare si mjet për të shpëtuar fytyrën e tij, duke shmangur turpërimin publik.

Siç tha Çollaku në Rubikon, zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit ka shpërqendruar vëmendjen nga kryeministri, duke e bërë të duket sikur Kurti ka arritur të menaxhojë situatën, ndërkohë që legjislatura e tanishme është më e shkurtra në historinë e Kosovës.

”Asgjë nuk është e qartë, sa i përket themelimit të qeverisë, dhe asgjë nuk është e qartë se kush do të jetë presidenti apo presidentja e ardhshme e Republikës së Kosovës”.

”Ne nuk presim që të ketë qartësi, përkundrazi, do të ketë vazhdim të kaosit, derisa të ketë zgjedhje të parakohshme të cilat si duket janë afër. Sepse kjo ka qenë strategjia fillestare e Albin Kurtit që s’e dijmë si t’i referohemi, kryeministër, deputet apo si. Ai qëllim të vetëm primar, për veten e tij, për ta shpëtuar lëkurën e tij, fytyrën e tij, turpërimin e tij publik, ai e ka pasur bllokadën në Parlamentin e Kosovës, sepse ky është institucioni i vetëm ku Albin Kurti personalisht nuk turpëroret, mirëpo turpërohen të gjithë deputetët e zgjedhur në një formë, përlyhen politikisht të gjitha partitë parlamentare që përfaqësohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

”Kryeministri Kurti është në agjendën e tij të kaosit, dhe të shmangjes dhe turpërimit të tij politik”.

”Dhe zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, nuk është i rastësishëm”.

”Së paku që nga momenti kur u zgjodh Dimal Basha kryetar kuvendi, i gjithë fokusi, i gjithë debati publik është fokusuar tek ai, dhe jo tek Albin Kurti. Duke bërë një gjë të tillë, ai me lehtësi të madhe ka zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga ai tek Dimal Basha, për të cilin jam i sigurt se ai nuk qan kokën fare se sa i turpëruar është ai sot në atë karrige. Dhe të gjithë e dijmë siç e di edhe Albin Kurti, që kjo legjislaturë është më jetëshkurtra në historinë institucionale në Republikën e Kosovës. Kjo legjislaturë i ka ditët e numëruara”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz