back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeVeteranët kundërshtojnë çmimin e lartë të kostumit të nderit, Hyseni: Nuk blehet...

Veteranët kundërshtojnë çmimin e lartë të kostumit të nderit, Hyseni: Nuk blehet me para ajo që u fitua me gjak

Të ngjajshme

FFK-ja treago a do të luaj Amir Rrahmani ndaj Suedisë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim...

Mbyllet sot përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës dje ka njoftuar qytetarët se për...

35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm...

Lëngu i qepës, kundër rënies së flokut

Rënia e flokëve është një prej problemeve estetike që...

Moti për nesër

E diela do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe...

Veterani i UÇK-së, Adnan Hyseni, ka reaguar lidhur me çmimin e lartë të kostumit të nderit për veteranët e luftës, i cili kushton 350 euro.

Në një postim në Facebook, ai tha se uniformën e meriton veterani i vërtetë si dhuratë, pasi çlirimi u bë me gjak…

“Çlirimin e atdheut e kemi la me gjak, nuk e kemi ble me para. Edhe uniformën e meriton veterani i vërtetë si dhuratë, sepse po bie ndesh me kontributin tonë sublim për çlirim dhe bashkim kombëtar,” ka thënë Hyseni.

Veteranët kërkojnë që këto rroba, të dizajnuara dhe të prodhuara nga Ferid Berisha, i njohur me nofkën komandant “Shkupi”, të sigurohen nga shteti.

Nga ana e tij, Berisha ka shpjeguar se çmimi është i lartë për shkak të sasisë së vogël të prodhimit, duke theksuar se uniformat po përgatiten në Turqi.

Ai megjithatë e ka arsyetuar ankesën e bashkëluftëtarëve, pasi mbi 37 mijë veteranë janë ende pa punë dhe nuk e kanë të lehtë përballimin e këtij shpenzimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz