back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaSportKosova zhvillon stërvitjen zyrtare në Basel para përballjes ndaj Zvicrës

Kosova zhvillon stërvitjen zyrtare në Basel para përballjes ndaj Zvicrës

Të ngjajshme

Ky është moti për nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell...

Kurti: Sakrifica e policëve që ranë në detyrë është porosia jonë

Policia e Kosovës shënoi 26-vjetorin e themelimit të saj,...

Bejta do të jetë banor i BBVK4?

Artisti, që mori vëmendje të madhe me këngën e...

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare në qytetin e Basel-it, në prag të ndeshjes së nesërme kundër Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

Seanca stërvitore është mbajtur në atmosferë të mirë dhe me përqendrim maksimal nga ana e lojtarëve, ndërsa ka qenë e hapur për media dhe tifozë, të cilët kanë ndjekur nga afër përgatitjet e “Dardanëve”, raporton lajmi.net

Përzgjedhësi i Kosovës, ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar dhe është fokusuar në skemat taktike dhe përgatitjen fizike të ekipit, me qëllim arritjen së paku të një rezultati pozitiv në përballjen ndaj Zvicrës.

Ndeshja do të zhvillohet nesër në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel me fillim nga ora 20:45, dhe pritet të jetë një përballje e veçantë për shumë lojtarë me origjinë shqiptare që luajnë në të dyja kombëtaret./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz