back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaBotëVeprim heroik i një mjeku në Lipjan: Dr. Gentrit Hajdini ndihmon gruan...

Veprim heroik i një mjeku në Lipjan: Dr. Gentrit Hajdini ndihmon gruan dhe fëmijën pas aksidentit

Të ngjajshme

Horoskopi për ditën e sotme, 7 shtator 2025

Dashi Jupiteri ju inkurajon të komunikoni qartë për çështjet financiare,...

​Zbulohet shkaku i aksidentit tragjik në Lisbonë

Në aksidentin fatal të elevatorit Gloria në Lisbonë, kablloja...

Moti për sot: Temperaturat shkojnë deri në 30 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell...

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:15 në qytetin e Lipjanit, pranë rrethrrotullimit afër stacionit të policisë, ku një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar.

Në një moment vendimtar për shëndetin e tyre, në vendin e ngjarjes ka qëlluar Dr. Gentrit Hajdini, mjek specialist i endokrinologjisë, i cili ka ndaluar menjëherë për të ofruar ndihmën e parë emergjente për të lënduarit, transmeton IndeksOnline.

Përpara se të mbërrinin ekipet e urgjencës, Dr. Hajdini ka kryer ndërhyrjet e nevojshme të ndihmës së parë, duke siguruar stabilizimin e gjendjes së viktimave dhe duke ndihmuar në menaxhimin e situatës deri në mbërritjen e autoriteteve.

Veprimi i tij i shpejtë, profesional dhe human ka marrë vlerësime nga qytetarët e pranishëm, të cilët kanë theksuar rolin e rëndësishëm që pati mjeku në ato momente kritike.

Ndërkohë, autoritetet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz