back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeDikur figurë e Vetëvendosjes, Ekrem Hyseni tregon pse Ajet Potera kaloi në...

Dikur figurë e Vetëvendosjes, Ekrem Hyseni tregon pse Ajet Potera kaloi në LDK?

Të ngjajshme

Përparim Rama dorëzon kërkesë në Gjykatën Kushtetuese – nesër konferencë për media

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të dorëzojë nesër,...

I riu Gubetini synon të jetë zëri i të rinjve dhe i familjeve të Vushtrrisë

Xhon Gubetini, nipi i atdhetarit Nuredin Gubetini, garon me...

A do të rriten taksat për të pasurit në Gjermani?

Ministri i Financave, Lars Klingbeil nuk e ka përjashtuar...

Çollaku: Kurti përdori bllokadën parlamentare për ta shpëtuar lëkurën e fytyrën e tij

Opinionisti Bekim Çollaku thekson se kaosi politik në Kosovë...

Sonte në pjesën e parë të Pressing i ftuar është Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës.

Hyseni ka treguar për fotografinë e postuar me Ajet Poterën, i cili dikur ishte figurë e Vetëvendosjes.

Ai tha se me Poterën kanë shumë të përbashkëta dhe takimi me të ishte i këndshëm, por shton se për kundërshtarët, siç duket nuk ka qenë shumë i pëlqyer.

“Pajtohemi shumë me Ajetin dhe kemi shumë pika të përbashkëta, ndoshta edhe kjo e ka bërë shumë të këndshëm këtë takim. Sic duket nuk ka qenë shumë i pëlqyer nga kundërshtarët dhe është shoqëruar me një takim shumë të zbehtë për prezantimin e programit, të cilët e prezantuan të nesërmen”, tha ai.

Hyseni tha se kërkesa e vetme e Poterës ishte një marrëveshje me ipkipen e LDK për një qeverisje të pastër në Podujevë.

“Lëvizja e Ajet Poterës është shoqëru me një kërkesë të vetme që e ka pas ai, dhe kërkesa e tij ka qenë një marrëveshje për një qeverisje të pastër, dhe është poashtu e njëjta që e ka detyru të tërhiqet nga pozicionin në drejtorinë e Inspekcionit që ka qenë”.

Tutje, ai tregoi se kjo është edhe arsyeja pse ai është larguar nga pozita e drejtorit të Inspekcionit në këtë komunë, për shkak, siç thotë ai, nuk është pajtuar të veprojë në bazë të urdhërave që ka marrë.

:Ajet Potera është largu për shkak që nuk është pajtu të operojë në atë mënyrë që është urdhëruar sepse ai e ka urdhërin dhe qëndrimin e vet”, përfundoi Hyseni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz