BallinaLajmeBehrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti, zëvendës të njëri-tjetrit në përpjekje për...

Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti, zëvendës të njëri-tjetrit në përpjekje për të kriminalizuar UÇK-në

Të ngjajshme

Kurti në Paris: Macron i jep mbështetje të fortë Kosovës për integrim dhe siguri në Evropë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë...

Ambasada amerikane uron Kosovën për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në futboll,...

The Guardian i kushton artikull të veçantë suksesit të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg një...

LDK kërkon marrëveshje politike për presidentin

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka mbajtur...

Deputeti i PDK-së, Arton Behrami, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe zhvillimeve në Gjykatën Speciale, duke akuzuar të dy palët për përpjekje të qëllimshme për ta demonizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krerët e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka thënë se “atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Gjykata Speciale në Kosovë krerëve të UÇK-së, ua bën Albin Kurti. Dhe atë që Albin Kurti nuk mund t’ua bëjë në Gjykatën Speciale, ua bën vetë Gjykata”, raporton lajmi.net

Sipas tij, Kurti dhe Gjykata Speciale funksionojnë si zëvendës të njëri-tjetrit në një linjë të përbashkët politike për të njollosur figurat kryesore të luftës çlirimtare.

“Gjykata Speciale dhe Albin Kurti janë vetëm zëvendësim i njëri-tjetrit në përpjekje për të demonizuar dhe kriminalizuar UÇK-në dhe krerët e saj”, ka shkruar Behrami.

Megjithatë, ai është shprehur i bindur se krerët e UÇK-së do t’i përballojnë me sukses edhe këto sfida.

“Ashtu siç i kanë fituar të gjitha betejat deri më sot, krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë edhe në këtë betejë të shumëfishtë!”, ka përfunduar deputeti i PDK-së.

Postimi i plotë:

Atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Gjykata Speciale në Kosovë krerëve të UÇK-së, ua bën Albin Kurti.
Atë çfarë Albin Kurti nuk mund t’ua bëjë krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, ua bën Gjykata Speciale.
Gjykata Speciale dhe Albin Kurti janë vetëm zëvendësim i njëri-tjetrit në përpjekje për të demonizuar dhe kriminalizuar UÇK-në dhe krerët e saj.
Por, ashtu siç i kanë fituar të gjitha betejat deri më sot, krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë edhe në këtë betejë të shumëfishtë./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz