back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeKupchan: Kurti e bëri fajtore Kosovën kur Serbia ishte penguesja e vetme

Kupchan: Kurti e bëri fajtore Kosovën kur Serbia ishte penguesja e vetme

Të ngjajshme

Lautaro zgjedh favoritët e tij për Topin e Artë

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka zgjedhur Achraf Hakimin,...

Vetëvendosje mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Sot, më 7 shtator, me fillim nga ora 11:00,...

Ronaldo e kalon Messin me gola në kualifikueset e Botërorit

Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë vendimtar edhe si...

Pas fitores ndaj Kosovës, Xhaka shkon në përkrahje të ekipit shqiptar

FC Dardania Basel ka shënuar një fitore të madhe...

Rezultati më i rëndësishëm i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika e saj më tepër sesa pasojat e saj praktike.

Kështu ka vlerësuar profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Georgetown University, Charles Kupchan në një intervistë për mediumin ‘Kosovo Online’.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje ishte parasëgjithash për marrëdhënie tregtare, por nëse kjo politikë nuk kuptohet si duhet, tregtia dhe investimet nuk kryejnë punë.

“Problemi është se asgjë në të vërtetë nuk ngjau nga ajo kohë. Në fakt, unë do të thosha se procesi ka bërë prapakthehu, pavarësisht marrëveshjes që Bashkimi Evropian vuri në tavolinë. As Beogradi dhe as Prishtina nuk ishin në pozitë sa ta lëviznin topin përpara në procesin e normalizimit”, ka thënë Kupchan.

Ai ka vlerësuar se politika e Kurtit – duke aluduar në vendimet e tij për targat, kryetarët në veri dhe moskrijimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe – e largoi çështjen e Kosovës nga ShBA dhe BE.

“Njerëzit filluan ta fajësonin Prishtinën për problemin, kur në shumë aspekte Beogradi ishte ai që po pengonte”, ka thënë Kupchan.

Profesori i njohur, i cili është edhe pjesë në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme, ka vlerësuar se as Prishtina e as Beogradi nuk janë në gjendje ta shtyjnë përpara marrëveshjen.

“Si rrjedhojë, mendoj se do të ketë angazhim të ri nga administrata e Trumpit që procesi të vihet në lëvizje”.

Sipas tij, Trumpi është i interesuar që të jetë paqebërës për arritje marrëveshjesh.

“Trumpi do të jetë paqebërës. Ai do të jetë një krijues marrëveshjesh. Përparësitë e tij kryesore janë Gaza, Lindja e Mesme dhe Ukrainë”, ka theksuar Kupchan.

Ai ka shtuar se shumëçka varet edhe nga ajo se kur do të krijohet hapësirë pasi ai ka goxha shumë punë me Rusinë dhe Ukrainën, Izraelin, Gazën, Lindjen e Mesme dhe Iranin.

“Ai po merret me ngritjen e Kinës dhe, si rrjedhojë, Kosova e Serbia nuk janë bash në nivel të vëmendjes presidenciale, porse ashiqare ato janë në radarin e Trumpit”, ka thënë mes të tjerash Kupchan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz