back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeTërhiqet shorti- kjo është renditja e 93 subjekteve garuese në zgjedhjet e...

Tërhiqet shorti- kjo është renditja e 93 subjekteve garuese në zgjedhjet e 12 tetorit

Të ngjajshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e 93 subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Në fillim, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se ngjarja e sotme ka edhe simbolikën e vet, pasi është tregues se kemi hyrë pothuajse në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor, për të cilën, KQZ ka filluar përgatitjet intensive nga mesi i muajit qershor.

“Sot ndodhemi në një fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor, sepse pas tërheqjes së shortit, KQZ do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, për të mundësuar nga 17 shtatori fillimin e votimit me postë për mbi 46 mijë votuesit jashtë Kosovës. Gjithashtu, aktiviteti i sotëm i hap rrugën 93 subjekteve politike dhe mijëra kandidatëve të tyre që nga 13 shtatori të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.

Më tej, në emër të KQZ-së, Radoniqi u bëri thirrje subjekteve politike dhe kandidatëve të angazhohen për një proces zgjedhor duke respektuar ligjet dhe rregullat zgjedhore në fuqi.

“Zgjedhjet nuk janë vetëm një garë për pushtet, por edhe një test i rëndësishëm për demokracinë në vendin tonë. Andaj, vlerësoj se secili prej nesh ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtij procesi”, tha Radoniqi.

Tërheqja e shortit u bë nga përfaqësuesit e subjekteve politike që janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Gjithashtu, tërheqja e shortit u bë në kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike të certifikuara dhe në një proces transparent.

Për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025, janë certifikuar: 93 subjekte politike, prej të cilave: 32 parti politike; 2 koalicione; 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Renditja e subjekteve politike në fletëvotime do të jetë si në vijim:

NUMRI NË FLETËVOTIME EMRI I SUBJEKTIT POLITIK
100 Aleanca Shqiptare
101 PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN
102 Nedzmidin Sejdilar
103 ALTERNATIVA
104 KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP
105 Lëvizja VETËVENDOSJE!
106 UJEDINJENJE
107 MUHAMET ADEMAJ
108 NE MUNDEMI
109 SHABAN MIFTARI
110 Zëri i Drejtësisë
111 FATMIR SELIMI
112 Lulzim Shoshi
113 LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK
114 KOSOVSKI SAVEZ
115 Lidhja e Prishtinës
116 Građanska Inicijativa “Koreni” – Ivan Vučković
117 Forca e Diasporës
118 GUXO
119 AVDI ALIU
120 Gani Veselaj
121 Artin Velijaj
122 AKR – ALEANCA KOSOVA E RE
123 Srpski Narodni Pokret
124 Iniciativa Qytetare Mitrovica
125 LËVIZJA PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE
126 NOVO LICE – NARODNA PRAVDA
127 URA
128 Epoka e Hyjneshës në Prishtinë
129 NDRYSHE – UDK
130 LULZIM SYLA
131 Kadri Hasani
132 SHQIPE MUJA
133 Ilir Pallqa
134 BOŠNJAČKA STRANKA KOSOVA
135 Unioni i Blakçorve
136 Ahmet Vishi
137 PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE
138 Për Drenas e Kosovë
139 LPRK
140 ARDIAN FONIQI
141 E VËRTETA
142 Iniciativa Shqiptare Mogill Kllokot
143 JETON ABAZAJ
144 Bashkimi Demokratik i Prizrenit
145 BASHKIMI DEMOKRATIK
146 Iniciativa Qytetare për Skenderaj
147 KOALICIJA VAKAT
148 Bekim Avdiu
149 Partia Socialdemokrate PSD
150 ARBËR EMINI
151 LËVIZJA E PAVARUR E KAÇANIKUT
152 Agron Kajtazi
153 SELAJDIN BYTYÇI
154 INICIATIVA DEMOKRACIA
155 SDU – Naša inicijativa
156 PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – PREBK
157 Xhavit Murati
158 Srpska Narodna Sloga
159 Iniciativa Qytetare për Mogillën
160 SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA
161 INICIATIVA BALLI
162 IRDK
163 Bashkim Fazliu
164 LËVIZJA QYTETARE VATRA
165 Prishtina në dorën tënde
166 RRAHIM MORINA
167 NOVA DEMOKRATSKA STRANKA
168 INICIATIVA QYTETARE PËR NDRYSHIM LOKAL
169 SRPSKA DEMOKRATIJA
170 SRPSKA LISTA
171 Granit Prestreshi
172 ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK
173 KOSOVA ADALET TÜRK PARTISİ
174 AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS
175 Građanska inicijativa Sever za sve
176 Hasan Ismajli
177 Pravda i Jednakost
178 Mamuşa Halk Hareketi
179 PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR
180 PDAK – PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS
181 RUFKI SUMA
182 INICIATIVA PËR MITROVICËN VERIORE
183 JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA
184 BASHKIMI PËR NDRYSHIM ANAMORAVA
185 YENİLİKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ
186 NISMA Socialdemokrate – NISMA
187 PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS PSHDK
188 Katarina Ađančić
189 LJUBIŠA RAKINAC
190 VIZIONI PËR ZHVILLIMIN E KAÇANIKUT
191 PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK
192 Forca e Re Kombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz