BallinaLajmeKodi i ri Penal në Shqipëri, kryesuesi i draftit: Të depenalizohet ushtrimi...

Kodi i ri Penal në Shqipëri, kryesuesi i draftit: Të depenalizohet ushtrimi i profesionit të prostitucionit

Të ngjajshme

Këto stacione rrezikohen të mbeten pa drejtues shqiptarë

Sipas sistematizimit të ri, Stacioni i Policisë në Draçevë,...

Edon Zhegrova starton kundër Sllovakisë thotë gazeta e famshme italiane

Sulmuesi Edon Zhegrova pritet të jetë nga minuta e...

Florian Plettenberg: Bayerni mund të transferojë Asllanin brenda pak orësh

Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, ka ngritur spekulimet...

SHBA vendos gjobë 375 mln dollar, Facebook dhe Instagram mashtruan me sigurinë për fëmijët

Një gjykatë amerikane në Nju Meksiko urdhëron kompaninë Meta...

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka deklaruar se ushtrimi i profesionit të prostitucionit duhet të mos dënohet. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka theksuar se kodi penal francez apo italian nuk e dënojnë këtë profesion.

“Projekti synon depenalizimin. Nuk e di kur do te ndodhë sepse lidhet me masat e ligjeve të tjera. Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni. Për fat të keq duhet të përdor termin profesion. Kodi penal dhe kodi francez nuk e dënon ushtrimin e profesionit. Propozimi ynë nuk është për shkaqe ngjashmërie me çfarë ndodh në Evropë sepse kjo për mua nuk do të mjaftonte, do të ishte shprehje e plagjiaturës.

Unë mendoj se terreni shqiptar nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë. Ky lloj profesioni ka marrë përkrahje të gjerë që demonstrohet haptasi edhe nga influencerët e jetës të të miturve apo të tjerëve në vend. Për rrjedhojë lënda penale tashmë është e padobishme. Këtu jemi bazuar për të bërë propozimin tonë” deklaroi Rakipi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz