back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeKoci: Kurti ka nevojë për këshilltarë që nuk i vardisen e s’ia...

Koci: Kurti ka nevojë për këshilltarë që nuk i vardisen e s’ia bëjnë qejfin- veç ata që s’e pranojnë gjykatën nuk ngriten në këmbë

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Avokati Arianit Koci e ka kritikuar paraqitjen e djeshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në gjykatë.

Ai ka deklaruar se gjatë deklarimit të tij para gjykatës Kurti ka qëndruar ulur.

Sipas tij, një gjë e tillë është fyerje për gjykatën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se Kurti është dashur të ngrihet në këmbë.

“Në komunikim me gjykatën, të gjitha palët ngritën në këmbë – përveç atyre që nuk e pranojnë gjykatën. “Nuk ngritëm në këmbë, se e pranoj vetëm gjykatën e Allahut” – ka pas deklaruar një i akuzuar për terrorizëm. Kryeministri po rrin ulur, e po deklarohet. Keq. Shumë keq! Nuk po aludoj asgjë. Faji është i gjykatës. Është dashtë ta këshillojë të dëmtuarin. Të kërkoj të ngrihet në këmbë kur flet. P.S. Albin Kurti ka nevojë për këshilltarë që nuk i vardisën; që nuk ia bëjnë qejfin”, ka shkruar Koci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz