back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeNjë muaj nga vrasja e Enver Bajraktarit- policia bastis shtëpinë e Top...

Një muaj nga vrasja e Enver Bajraktarit- policia bastis shtëpinë e Top Kolshit, gjen një pushkë

Të ngjajshme

Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Bajraktarit.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se bastisja është kryer me urdhëresë të Gjykatës, ku në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike.

VRASJE E RËNDË /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Lipjan / 03.08.2025 – 12:05. Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin, më 03.09.2025 bazuar në urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në raport.

Ndaj të dyshuarit Kolshi, Gjykata kishte vendosur masën e paraburgimit më 13 gusht.

Në njoftimin e Gjykatës për paraburgim thuhet se Kolshi nuk e ka kryer vrasjen i vetëm, por se në rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, ende të paidentifikuar

Caktimin e paraburgimit, Gjykata e ka arsyetuar me rrethanat që nëse i njëjti ndodhet  në liri, ka rrezik që të arratiset apo t’i shmanget thirrjeve nga Gjykata apo Prokuroria.

I dyshuari thuhet se ka të kaluar kriminale, dhe se në njërin rast besohet që viktimë ka qenë i ndjeri.

Siç ishte raportuar Kolshi dhe Bajraktari kishin pasur probleme edhe më herët me njëri-tjetrin./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz