back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeAgim Bahtiri nis ditën me thurje vargjesh për Kurtin: Nuk ka kriminel...

Agim Bahtiri nis ditën me thurje vargjesh për Kurtin: Nuk ka kriminel e as grup kriminal që e frikëson kryeministrin

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka nisur sot ditën me një tekst dedikuar më tepër kreut të VV-së, Albin Kurti se qytetarëve të Kosovës.

Bahtiri duke u marrë pak me veriun e vendit, tha se nuk ka kriminel që e frikëson popullin e Kosovës dhe kryeministrin e vendit.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Nuk ka kriminel e as grup kriminal që e frikëson popullin e Kosovës e as kryeministrin e tyre! Banditët mund të shkarravisin mure, por nuk mund të thyejnë shpirtin e lirë të Kosovës! Fjala e zëvendësdrejtorit të Policisë për Veriun, z. Veton Elshani, është garancia jonë se Policia e Kosovës është në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo cep të veriut. Qytetarët nuk kanë pse të frikësohen, Veriu është i gjallë, është i lirë për të gjithë qytetarët pavarësisht cilit nacionalitet i takojnë, por Veriu asnjëherë nuk do të jetë pronë e kriminelëve! Sot, mbi Mitrovicë e mbi çdo fshat të veriut valon fryma e lirisë, e cila nuk trembet nga grafitet. Kosova është e jona, e përjetshme dhe e pathyeshme./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz