back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeLucern, aksident i rëndë në autostradën A14: Një i vdekur dhe tetë...

Lucern, aksident i rëndë në autostradën A14: Një i vdekur dhe tetë të plagosur

Të ngjajshme

Të dhënat: Nuk ka kolona në pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...

Vodhi një arkë me para, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë...

Arrestohet në aeroport i dyshuari për vjedhjen e një veture në Gjermani

Një person është arrestuar me të arritur në Aeroportin...
- Advertisement -

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në autostradën A14 pranë Lucernës të mërkurën pasdite. Policia e Lucernit raporton se një person është plagosur për vdekje. Tetë persona të tjerë kanë pësuar plagë, transmeton albinfo.ch.

Një kamion po udhëtonte në autostradën A14 drejt Lucernit rreth orës 13:40 të së mërkurës. Midis hyrjes së Buchrain-it dhe tunelit Rathausen, automjeti u kthye djathtas për arsye ende të panjohura dhe goditi kangjellën mbrojtëse në anën e djathtë të rrugës.

- Advertisement -

Kamioni u detyrua më pas të dilte nga rruga dhe u përplas ballë për ballë me barrierën qendrore, duke e thyer atë dhe duke u përmbysur, shkruan 20minuten.ch. Kamioni pastaj është përplasur me disa automjete që vinin përballë. Gjithsej tri makina dhe një rimorkio janë përfshirë në aksident. Një person është plagosur për vdekje. Tetë persona të tjerë pësuan lëndime dhe u transportuan në spital nga shërbimi i ambulancës 144.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz