back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeVuçiq ironizon Samitin e Bledit: Këtu në Pekin është Premier League e...

Vuçiq ironizon Samitin e Bledit: Këtu në Pekin është Premier League e liderëve, jam me Putin e Xi

Të ngjajshme

Qemajl Aliu nderon me mirënjohje deputët në 35 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu në 35-vjetorin e Kushtetutës...

Peci e Gërvalla akuzojnë Kushtetuesen dhe ish-opozitën për bllokim të institucioneve

Partia “Guxo” ka prezantuar sot kandidatët e saj për...

Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit

Glauk Konjufca, filozofi që e di peshën e fjalës....

Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje të Vushtrrisë

Për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri...

Nga Pekini, ku mori pjesë në paradën ushtarake për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka lënë pa ironizuar punimet e Samitit Strategjik të Bledit, në Slloveni.

Nga aty kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se Serbia është duke shkuar drejt luftës civile, por Vuçiq tha se shefi i qeverisë së Zagrebit është duke dëmtuar imazhin e Beogradit.

Ai madje e quajti këtë samit, ku mori pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama si të ligëve të ulëta, krahasuar me takimet e nivelit të lartë që zhvilloi në Pekin, me Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Robert Fico.

“Unë nuk shkova në Bled, Macut u ftua, me zgjuarsi dhe me të drejtë nuk shkoi. Ata ftuan bllokuesit në Bled, le të flasin me ta. Krahasoni marrëdhënien dhe bisedën me Plenkoviçin dhe nuk e di se kë tjetër me takimet me Xi, Putin, Fico… Është si të krahasoni Premier League dhe ligën e Beogradit. Nëse më bindni se liga konkrete është në një nivel më të lartë, nuk kam problem me këtë. Nëse do të shkoja në Bled, ata do të thoshin se nuk erdha këtu”, tha me ironi Vuçiq.

Presidenti serb më tej shtoi se “nëse Putini do të thoshte diçka të keqe, do të ishte lajmi kryesor për ta” në Europë.

“Mua më intereson vetëm Serbia dhe interesat e Serbisë, nuk më intereson asgjë tjetër. Kjo është ajo që ata nuk mund ta kuptojnë. Ata e dinë se janë të interesuar vetëm për paratë. Për ditë të tëra ata zihen se kush i ka paratë, kush zëvendëson kë… Mendoj se është e rëndësishme të merremi me mënyrën se si Serbia do të ketë gaz, energji elektrike, si do ta përdorë Serbia inteligjencën artificiale, në mënyrë që të mos e humbasim revolucionin pasi ishim prapa botës më parë. Puna ime është të kujdesem për mbrojtjen e vendit, të kujdesem se si do të jetojë populli. Nuk mund të merrem me budallallëqe”, theksoi Vuçiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz