back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaShowBizKurti viziton në spital Osman Azemin: “Buqetë me lule për shëndet...

Kurti viziton në spital Osman Azemin: “Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat”

Të ngjajshme

Rama: Shën Tereza, gruaja e shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka kujtuar veprën e Shën...

A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

Një oficer ushtarak kroat dhe partnerja e tij serbe...

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Për nder të shënimit të 26 vjetorit të themelimit,...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot në spital aktorin e njohur Osman Azemi, i cili është duke marrë trajtim mjekësor.

Pas vizitës, Kurti ka ndarë një fotografi me aktorin në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një urim përzemër dhe plot humor, shkruan Indeksonline.

“Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligat. Të paçim gjatë, Osman Azemi!”, ka shkruar Kurti, duke përdorur një shprehje karakteristike që i përshtatet stilit komik të Azemit.

Postimi është pritur me komente të shumta pozitive, ku qytetarë nga mbarë vendi kanë uruar shërim të shpejtë për aktorin e dashur të humorit kosovar.

Osman Azemi është një nga figurat më të njohura dhe të dashura të skenës artistike në Kosovë, i njohur për rolet e tij në serialet humoristike si “Stupcat” dhe shumë të tjera./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz