back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHoti për Kurtin: Për raste korruptive s’paraqitet, por në rast kërcënimi ndaj...

Hoti për Kurtin: Për raste korruptive s’paraqitet, por në rast kërcënimi ndaj tij shkon pa problem duke u viktimizuar

Të ngjajshme

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...
- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar lidhur me paraqitjen e Albin Kurtit sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku është mbajtur seanca ndaj Faton Klinakut  dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se e kanë kërcënuar Kurtin përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.

Hoti ka thënë se Kurti paraqitet pa asnjë problem duke u viktimizuar në seanca për një rast të dyshuar kërcënimi ndaj tij. Por, ka theksuar deputeti i LDK-së, Kurti s’paraqitet kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në një rast të dyshuar korruptiv, shkruan Gazeta Express.

‘‘Ky nuk është Kryeministri që i duhet Kosovës’’, ka thënë ai.

Postimi:

Zyrën e Kryeministrit e mban në mënyrë joligjore. Për këtë ekziston aktgjykimi i organit më të lartë të drejtësisë – Gjykatës Supreme, e cila qartësisht konstaton se anëtarët e Qeverisë në detyrë që mbajnë njëkohësisht edhe pozitën e deputetit janë në shkelje ligjore.

Kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në një rast të dyshuar korruptiv, ai nuk paraqitet. Në vend të kësaj, i fyen dhe i përçmon zyrtarët e drejtësisë, duke e diskredituar shtetin në sytë e qytetarëve dhe të aleatëve.

Por, kur organet e drejtësisë e thërrasin për një rast të dyshuar kërcënimi ndaj tij, ai paraqitet aty pa asnjë problem, duke u viktimizuar.

Ky nuk është Kryeministri që i duhet Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz