back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeSkandalizon përkrahësi i VV-së: UÇK është bërë pengesa më e madhe e...

Skandalizon përkrahësi i VV-së: UÇK është bërë pengesa më e madhe e shtetndërtimit, Kosova po merr frymë më lirshëm me krerët e UÇK-së në Hagë

Të ngjajshme

Përparim Rama dorëzon kërkesë në Gjykatën Kushtetuese – nesër konferencë për media

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të dorëzojë nesër,...

I riu Gubetini synon të jetë zëri i të rinjve dhe i familjeve të Vushtrrisë

Xhon Gubetini, nipi i atdhetarit Nuredin Gubetini, garon me...

A do të rriten taksat për të pasurit në Gjermani?

Ministri i Financave, Lars Klingbeil nuk e ka përjashtuar...

Çollaku: Kurti përdori bllokadën parlamentare për ta shpëtuar lëkurën e fytyrën e tij

Opinionisti Bekim Çollaku thekson se kaosi politik në Kosovë...

Përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Samir Potera, ka skandalizuar me një postim në rrjetet sociale, ku ka sulmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke e quajtur “pengesën më të madhe të shtetndërtimit”.

Në reagimin e tij, Potera ka shkruar se “Kosova po merr frymë më lirshëm me krerët e UÇK-së në Hagë”, duke shtuar se vendi është më i sigurt dhe më pak i kriminalizuar.

Ai madje thekson se “është dashur të jenë edhe më shumë” ish-krerë të UÇK-së në proces gjykimi. “UÇK është bërë pengesa më e madhe e shtetndërtimit. Ka mbetur strehë e fundit e keqbërësve. Nuk kam si ta them ndryshe, kur është kështu”, ka shkruar Potera në postimin e tij.

Samir Potera njihet për publikimet e tij të shpeshta kundër figurave të ndryshme politike dhe përkrahjen që i jep Lëvizjes Vetëvendosje, madje shpeshherë ka publikuar edhe foto me zyrtarë të saj, përfshirë edhe deputeten Fitore Pacolli.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz