back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeHasani: Osmani s’mund të japë mandat për qeverinë pa u konstituuar Kuvendi

Hasani: Osmani s’mund të japë mandat për qeverinë pa u konstituuar Kuvendi

Të ngjajshme

Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë

Shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit shqiptar, Isa Qosja,...

Jorgo Pëllumbi zyrtarizohet te Drita

FC Drita ka zyrtarizuar afrimin më të ri në...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të Premten në Kosovë pritet të mbajë mot stabil,...

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit është e bazuar dhe se presidentja Vjosa Osmani nuk ka të drejtë të japë mandat për formimin e qeverisë pa u përmbushur ky kusht.

Në një intervistë për Euronews në gjuhën serbe, Hasani theksoi se Kushtetuta dhe vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese janë të qarta: Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhur nënkryetarët e komunitetit shqiptar, atij serb dhe të komuniteteve tjera joshqiptare. “Është qartësisht e bazuar, sepse Kushtetuta, tre vendime dhe rregullorja thonë se Kuvendi konstituohet vetëm kur të gjithë nënkryetarët janë zgjedhur. Nëse presidentja Osmani e mandaton dikë për të formuar qeverinë në këtë situatë, ajo bën shkelje të qartë kushtetuese”, u shpreh Hasani, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të përfundonte në gjykatë. Duke komentuar qasjen e pushtetit, Hasani akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për interpretim dogmatik të Kushtetutës, që sipas tij çon në bllokim: “Sipas asaj logjike, komunitetet joshqiptare nuk do të mund të zgjidhnin kurrë nënkryetarët e tyre, sepse nuk i kanë 61 vota”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz