back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaSport​Napoli e përjashton Lukakun nga lista e Championsit

​Napoli e përjashton Lukakun nga lista e Championsit

Të ngjajshme

Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë

Shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit shqiptar, Isa Qosja,...

Jorgo Pëllumbi zyrtarizohet te Drita

FC Drita ka zyrtarizuar afrimin më të ri në...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të Premten në Kosovë pritet të mbajë mot stabil,...

Napoli ka bërë publike listën e lojtarëve të regjistruar për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve 2025/26, ku bie në sy mungesa e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg, i cili sezonin e kaluar ishte një figurë kyçe për skuadrën e Antonio Contes, nuk është përfshirë për arsye shëndetësore.

Gjatë ndeshjes miqësore me Olympiacosin më 14 gusht, Lukaku pësoi një dëmtim serioz në kofshën e majtë (rectus femoris), i cili do ta mbajë jashtë fushave për tre deri në katër muaj. Për pasojë, 32-vjeçari do të humbasë të gjitha tetë ndeshjet e para të fazës së grupeve, ndërsa rikthimi i tij pritet rreth muajit dhjetor.

Duke pasur parasysh këtë mungesë afatgjatë, Conte ka vendosur të mos e regjistrojë Lukakun në listën e UEFA-s, duke llogaritur në opsione të tjera sulmuese, mes tyre edhe Rasmus Højlund, i ardhur këtë verë nga Manchester United. Belgut i mbetet mundësia të rikthehet në skuadër nëse Napoli arrin fazën e eliminimit direkt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz