Në Suharekë kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të qytetit, një projekt i shumëpritur për sportin dhe komunitetin lokal.
Ceremonia e fillimit të punimeve është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Pas përfundimit të cermonisë, Kurti është pyetur lidhur me çështjen e mandatarit.
Mirëpo Kurti ka refuzuar të flasë lidhur me këtë temë duke thënë shkurt se për këtë çështje flet në Prishtinë.
“Ato janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato. Këtu jemi për investimin 11 milionë euro për stadiumin e futbollit në Suharekë”, tha Kurti.