back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeZgjedhjet e 12 tetorit, PDK e ngriti çështjen e votimit të Hashim...

Zgjedhjet e 12 tetorit, PDK e ngriti çështjen e votimit të Hashim Thaçit dhe të paraburgosurve tjerë në Hagë, VV s’mori pjesë në diskutim

Të ngjajshme

Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e...

Lushaku-Sadriu flet mbi mbarëvajtjen e Kuvendit të LDK-së

Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar për media, pas përfundimit të...

Tayna krah për krah me Vjosa Osmanin

Artistja e njohur, Tayna, ka publikuar dy fotografi simpatike...

Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën

Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën...

Dje në mbledhje, anëtari i KQZ nga PDK, Ilir Gashi, ka ngritur çështjen e votimit të paraburgosurve në Hagë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai e ka pyetur drejtorin e Zyrës për Regjistrimin dhe Certifikimin e Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, se a kanë dorëzuar kërkesa në ambasadën e Kosovës në Holandë.

Buzhala ka thënë se kërkesë nuk kanë bërë ende, mirëpo shtoi se edhe në zgjedhjet e 12 tetorit do të jetë e njëjta praktikë me proceset tjera zgjedhore.

“Kërkesë nuk kemi bërë ende, por është çështje e hartimit të procedurës nga departamenti, divizioni përkatës. Ne paraprakisht e kemi diskutuar proceset e kaluara zgjedhore qysh u mundësu votimi, sidoqoftë ky proces edhe në zgjedhjet lokale do të përcillet me një procedurë që do t’i shërbejë më shumë edhe përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës në Holandë. D.m.th. është vetëm diskutim meqenëse ka kohë ende, qysh kemi vepru edhe në proceset e kaluara zgjedhore, përafërsisht do të përcillet e njëjta praktikë”, ka thënë ai.

Në diskutim nuk mori pjesë VV.

Të Fundit

Sport

ShowBiz