Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka thënë se prioriteti kryesor i tij, është arsimi.
Aliu përmes një video në Facebook ka thënë se e ka gjetur këtë komunë me vetëm një çerdhe publike, ndërsa pas vetëm një mandati e ka çuar në 6 numrin e çerdheve funksionale, ku sipas tij, fëmijët rriten me dashuri dhe kujdes e kushte më të mira.
“Nga qyteti e deri në fshatra, në Muzeqinë, Godanc, Petrovë e Carralevë po ndërtojmë e përshtatim hapësira që u japin fëmijëve tanë fillimin që e meritojnë. Kjo është vetëm gjysma e rrugës”, shkruan ai.