back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaSportAkanji: Interi është klubi më i madh në Itali

Akanji: Interi është klubi më i madh në Itali

Të ngjajshme

Manuel Akanji është lojtari më i ri i Interit, pasi u transferua në ditën e fundit të merkatos. Në intervistën e tij të parë për Inter TV, mbrojtësi zviceran tha se zgjedhja për t’iu bashkuar zikaltërve ishte e lehtë.

“Interi është klubi më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Ishte e lehtë për mua të vendos,” deklaroi Akanji.

Ai theksoi se mund të përshtatet në çdo pozicion në mbrojtjen me tre lojtarë, ndërsa foli edhe për ambiciet e tij: “Shpresoj të arrijmë në finale të rëndësishme dhe këtë herë të fitojmë.”

Sa i përket Serie A, Akanji tha se e ndjek prej kohësh dhe mezi pret të punojë me trajnerin Cristian Chivu. Lidhur me bashkëkombësin Yann Sommer, ai zbuloi se gardiani i Interit i kishte dërguar një mesazh mirëseardhjeje.

“Mezi pres të takoj tifozët tanë në San Siro për ndeshjen e parë në shtëpi,” përfundoi mbrojtësi zviceran.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz