back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaLajme“Përgatitja e Unionit për anëtarë të rinj”, ministra të BE’së, rajonit dhe...

“Përgatitja e Unionit për anëtarë të rinj”, ministra të BE’së, rajonit dhe vendeve tjera në Kopenhagë për diskutime – Kos jep detaje

Të ngjajshme

Uran Ismaili publikon platformën e plotë me 5 zgjidhjet e tij për Prishtinën funksionale (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë...

Demaku: Rreth Kurtit gjenden figura me propagandë anti-UÇK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku,...

Korçë/ Gjendet në shtëpi pa shenje jete i moshuari

Pasditen e sotme një 70-vjeçar me iniciale N.K., është...

Pamje dramatike në Norvegji, toka u përpi nga deti së bashku me disa shtëpi banimi

Një ngjarje dramatike ndodhi në Norvegji, ku një rrëshqitje...

Ministrat për Çështje Europiane nga 27 shtetet anëtare të BE-së dhe kolegët e tyre nga Ukraina, Moldavia, partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia do të mblidhen për një takim informal ministror në Kopenhagë më 1-2 shtator.

Këtë takim e ka organizuar Ministria e Jashtme e Danimarkës e cila aktualisht është duke udhëhequr Presidencën e Këshillit Europian.

Sesionet e punës do të zhvillohen në Forumin në Frederiksberg. Sesioni i parë i punës do të trajtojë rëndësinë e Kritereve të Kopenhagenës për zgjerimin e BE-së dhe do të ketë pjesëmarrje nga Ukraina, Moldavia, partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, ka njoftuar Presidenca daneze.

Gjatë sesionit të dytë të punës, ministrat nga shtetet anëtare të BE-së do të diskutojnë forcimin e mjeteve të BE-së për Sundimin e Ligjit.

Takimi do të përfundojë me një drekë pune mbi përgatitjet e BE-së për zgjerim, duke përfshirë edhe reformat e brendshme.

Për këtë ngjarje ka folur edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila tregoi pikat kryesore të diskutimit të takimit.

“Në Kopenhagë sot për të diskutuar zgjerimin e BE-së me ministrat e Europës:

Ankorimi i respektimit të sundimit të ligjit

Sjellja e përfitimeve të hershme për vendet kandidate

Përgatitja e Unionit tonë për anëtarët e rinj

Komunikimi i përfitimeve të zgjerimit për qytetarët tanë”, ka shkruar Kos në X./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz