back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaSportKombëtarja shqiptare grumbullohet në Spanjë, po bëhet gati për sfidat e shtatorit

Kombëtarja shqiptare grumbullohet në Spanjë, po bëhet gati për sfidat e shtatorit

Të ngjajshme

Zhegrova në Juventus, vjen reagimi i babait të tij

Edon Zhegrova e siguroi kalimin në Juventus nga Lille...

Keqpërdori fondet e BE-së për darka, dënohet ish-ministrja kroate

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për...

Basha kryeparlamentar, Haradinaj: Vet subjekti politik që e nominoi s’e mori seriozisht

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sot në emisionin “DPT...

Prindërit e Edon Zhegrovës reagojnë pas transferimit të tij në Juventus

Babai i futbollistit, Edon Zhegrova, Lulzimi ka reaguar në...

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit në pasditen e vonë, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Nga dita e sotme do të jenë në dispozicion të stafit teknik edhe Cristian Shpendi dhe Enis Çokaj, duke e plotësuar kështu grupin tërësisht.

Kombëtarja shqiptare është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në udhëtim më 4 shtator dhe më pas ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

FSHF-ja tutje njofton se biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund të blihen online në adresën ebileta.al në si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz