back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaLajmeDogana e Kosovës ndalon hyrjen e 7.500 produkteve të falsifikuara përmes portit...

Dogana e Kosovës ndalon hyrjen e 7.500 produkteve të falsifikuara përmes portit të Durrësit

Të ngjajshme

Loja shpërblyese e Shtatorit nga KASTRATI – me plot shpërblime

KASTRATI sjell edicionin e rradhës të lojës shpërblyese më...

Putin thotë se nuk e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk...

Shtatori – Muaji Ndërkombëtar i Parandalimit të Vetëvrasjeve

Vetëvrasja nuk është fundi i jetës, por fundi i...

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar hyrjen e 7.500 produkteve të dyshuara si të falsifikuara, të cilat ishin në tentativë për t’u futur në vend përmes portit të Durrësit.

Sipas një komunikate për media, gjatë kontrollit rutinë të një ngarkese të paraqitur për import, zyrtarët doganorë kanë hasur në mallra që ngjallnin dyshime për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale, raporton lajmi.net

Gjatë ekzaminimit të detajuar, është konstatuar se produktet bartnin shenja të një marke të njohur ndërkombëtare, duke ngritur dyshime të forta për falsifikim.

Në total, janë identifikuar 7.500 artikuj të ndarë në këto kategori:

Mbushës telefoni – 1.250 copë

Koka mbushës telefoni – 5.750 copë

Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë

Dogana ka njoftuar se produktet janë sekuestruar, ndërsa procedurat ligjore për verifikimin dhe trajtimin e mëtejshëm të rastit janë në proces./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz