back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeFillimi i vitit të ri shkollor, Musliu-Shoshi: Qeveria aktuale nuk ka arritur...

Fillimi i vitit të ri shkollor, Musliu-Shoshi: Qeveria aktuale nuk ka arritur të sigurojë librat falas për nxënësit dhe as të garantojë kushte dinjitoze në arsim

Të ngjajshme

Kushtetuesja ia nis punës për rastin që ua çoi Lista Srpska

Lista Serbe është ankuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me...

Kim Jong Un zhduk çdo gjurmë të ADN nga Pekini

Një ndër momentet që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Të paktën 15 të vdekur pasi tramvaji në Lisbonë del nga shinat

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi teleferiku...

Haziri kritikon Kurtin: I dha homazh një të dënuari për krime lufte në Kosovë

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në Debat Plus ka folur edhe...

Sot në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të fillojë procesi mësimor 2025/2026.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës  (PDK) Ariana Musliu-Shoshi ka uruar të gjithë nxënësit, për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Por ka thënë se për fat të keq, arsimi në Kosovë po shndërrohet në një barrë të rëndë financiare për prindërit, pasi që subvencioni prej 80 euro  nuk mjafton as për librat bazë dhe se çmimet janë të papërballueshme. Musliu- Shoshi thotë se librat për nxënësit vazhdojnë të  shiten madje me dy çmime të ndryshme.

E për këtë gjendje sipas saj përgjegjëse është qeveria aktuale e udhëhequr nga Kurti, e cila tash e pesë vite nuk ka arritur të sigurojë libra falas për nxënësit dhe as të garantojë kushte dinjitoze për arsim.

“Për këtë gjendje është përgjegjëse qeverisja aktuale e udhëhequr nga Kurti, e cila tash e pesë vite nuk ka arritur të sigurojë librat falas për nxënësit dhe të garantojë kushte dinjitoze në arsim. Arsimi nuk është privilegj por është e drejtë themelore, të cilën kjo qeveri po e mohon dhe po e shkel çdo ditë. Fëmijët tanë meritojnë më mirë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz