back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGeorgina Rodriguez shfaq unazën milionadollarëshe në tapetin e kuq në Venecia

Georgina Rodriguez shfaq unazën milionadollarëshe në tapetin e kuq në Venecia

Të ngjajshme

Zvicra i shënon Kosovës, Akanji gjen rrjetën pastër

Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Zvicrës dhe...

Angela Martini magjeps me fustan të kuq

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, ka mahnitur...

‘Analfabete, ti je …’, Fero i reagon Arbenitës

Pas deklaratës së gjatë të Arbenita Ismajlit, ku modelja...

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tërhoqi gjithë vëmendjen në ceremoninë Filming Italy Venice Award gjatë Festivalit të 82-të të Filmit, duke ekspozuar unazën e saj gjigante të fejesës me diamant 30 karatësh, me vlerë rreth 3 milionë dollarë (afro 2.6 milionë euro).

Modelja 31-vjeçare u shfaq mahnitëse me një fustan të zi me dantella, që i nxirrte në pah format elegante, ndërsa pozonte me duart lart për të treguar unazën dhe bizhuteritë e tjera të shndritshme.

Pamjen e plotë e kompletoi me një gjerdan të madh, vathë me diamant dhe flokët e kapura me gërshet të rregullt, shkruan DailyMail.

Në të njëjtin event u panë edhe emra të mëdhenj të kinemasë si Kevin Spacey, Willem Dafoe dhe Alicia Silverstone, të cilët sollën elegancën e tyre në tapetin e kuq.

Georgina dhe Ronaldo konfirmuan fejesën këtë muaj, pas gati një dekade së bashku. Çifti ka dy vajza dhe rrit gjithashtu tre fëmijët e tjerë të futbollistit.

Në rrjetet sociale, lajmi u përshëndet nga miqtë e tyre të famshëm me urime të përzemërta për çiftin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz