back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeSërish grafite në Mitrovicë, këtë herë me thirrje për paqe

Sërish grafite në Mitrovicë, këtë herë me thirrje për paqe

Të ngjajshme

Kastrati ngushëllon familjet Popaj e Krasniqi pas aksidentit me dy viktima

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar...

Formacionet zyrtare: Zvicër – Kosovë, Foda gati për fitore

Zvicra dhe Kosova përballen sonte në ndeshjen kualifikuese për...

Iu largua një kandidat, Bulliqi: Më befasoi, është ajo LDK që e pati shpallur dezertor

Shpejtim Bulliqi, kryetari i Komunës së Podujevës, ka folur...

Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe

Kabineti i presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq,...

Vizita e Dodikut në Budapest, Bosnja i dërgon notë proteste Hungarisë

Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës i ka...

Veriu i Mitrovicës është mbushur sërish me grafite.

Këtë herë, mesazhet e shfaqura nëpër mure kanë një përmbajtje të pazakontë për zonën, ato bëjnë thirrje për paqe, arsim dhe jetë normale.

Grafitet janë parë në muret e shkollës teknike si dhe në garazhet e Universitetit paralel në pjesën veriore të qytetit.

Në to shkruhet: “Duam paqe”, “Duam të mësojmë”,”Duam jetë normale”, por edhe një tjetër mesazh me nuanca politike: “S’jua japim Serbinë”.

Të gjitha këto sipas KlanKosova janë shfaqur vetëm një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, duke i vendosur nxënësit përballë këtyre mesazheve që në ditën e parë të kthimit në shkollë.

Kjo vjen pas fshirjes së grafiteve me përmbajtje shoviniste dhe nacionaliste që kishin dominuar muret e qytetit disa ditë më parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz