back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeViti i ri shkollor, Rama viziton dy shkolla në Kryeqytet

Viti i ri shkollor, Rama viziton dy shkolla në Kryeqytet

Të ngjajshme

Kushtetuesja ia nis punës për rastin që ua çoi Lista Srpska

Lista Serbe është ankuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me...

Kim Jong Un zhduk çdo gjurmë të ADN nga Pekini

Një ndër momentet që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Të paktën 15 të vdekur pasi tramvaji në Lisbonë del nga shinat

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi teleferiku...

Haziri kritikon Kurtin: I dha homazh një të dënuari për krime lufte në Kosovë

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në Debat Plus ka folur edhe...

Sot ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollor 2025-2026 në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të përgatitjeve për këtë fillim të ri, ka vazhduar edhe procesi i subvencionimit të teksteve dhe materialeve mësimore për nxënësit, përmes platformës e-Kosova.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të realizojë vizita në dy shkolla të Prishtinës për të shënuar këtë ditë dhe për të përçuar mesazhin e përkushtimit për një arsim cilësor e të barabartë për të gjithë.

Sipas njoftimit për media kryetari Rama do të vizitojë:

Shkollën fillore “Faik Konica”, të hënën, më 1 shtator 2025, në ora 08:30, ku do t’i bjerë simbolikisht ziles së parë për të shënuar hapjen zyrtare të vitit të ri shkollor.

SHFMU “Ali Kelmendi” në fshatin Barilevë, në ora 09:30, ku do të takohet me nxënës, mësimdhënës dhe drejtues të shkollës për të theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe barazisë në arsim, pavarësisht vendbanimit.

Kryetari Rama pritet të ndajë mesazhe inkurajuese për nxënësit dhe të ritheksojë angazhimin e institucioneve komunale për të përmirësuar vazhdimisht infrastrukturën dhe cilësinë e arsimit në Kryeqytet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz