back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeSot mbahet mbledhja e kryesisë së kuvendit, LDK e PDK s’marrin pjesë

Sot mbahet mbledhja e kryesisë së kuvendit, LDK e PDK s’marrin pjesë

Të ngjajshme

Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe

Kabineti i presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq,...

Vizita e Dodikut në Budapest, Bosnja i dërgon notë proteste Hungarisë

Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës i ka...

Kush janë favoritët për ta fituar Topin e Artë 2025?

Topi i Artë është çmimi më i madh individual...

Kosova luan me fanellat e bardha kundër Zvicrës

Përfaqqësuesja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Zvicrës, e...

Kryetari i kuvendit, Dimal Basha, të shtunën e ka shpallur të mbyllur konstituimin e kuvendit, ndonëse nuk është zgjedhur nënkryetari serb.

Ai ka thirrur një mbledhje të kryesisë për aot, por nga PDK dhe LDK kanë thënë se s’do të marrin pjesë.

“Sot, Kryetari i Kuvendit shpalli të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës. Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kuvendi ende nuk është i konstituuar, sepse nuk është zgjedhur Kryesia e tij në përbërjen e plotë kushtetuese. Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shteti”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Basha ka konstatuar gabimisht se seanca është konstituar, meqë Kushtetuta e thotë qartë që një gjë e tillë konsiderohet vetëm pasi të jenë zgjedhur të gjithë nënkryetarët.

Thirrja e mbledhjes së Kryesisë nga Basha, Abdixhiku ka thënë se është antikushtetuese dhe s’marrin pjesë.

“S’marrim pjesë në çmenduri të tilla”, ka thënë ai.

Njohës të ndryshëm të zhvillimeve politike e kanë hedhur poshtë veprimin e Bashës duke thënë se seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e përmbyllur pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz